Top Talk: Ndoka zbulon përse u braktis idea për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe çfarë presin në këmbim aleatët e PD-së

24/01/2020 18:46

Aleatët e PD-së braktisën idenë e ndryshimit zgjedhor për shkak të kompromisit politik me aleatin e madh në krye të opozitës. Kështu u  shpreh në Top Talk Nard Ndoka.

Kreu demokristian solli në vëmendje dorëheqjen nga mandati e tha se nuk është kusht qenia e individëve dhe kryetarëve të partive në listat e kandidatëve për deputet qe duhet të hartohen Basha sipas sistemit aktual me lista të mbyllura. Ndoka la të kuptohet se mbetet në vullnetin politik dhe mirëbesimin reciprok mënyra sesi do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për zgjidhje.

“Ne e prisnim këtë realitet, pra nuk është se na erdhi e papritur. Na e ka thënë më përpara që ne po presim reagimin dhe reflektimin e mazhorancës dhe ajo erdhi. Pra do ta presim nëse Rama do të jetë i vendosur që reformën do ta bëjë në mënyrë të njëanshme thjeshtë me ato deputetë në Kuvendin e Shqipërisë apo do të ketë një bashkëpunim institucional ashtu siç edhe ai kërkoi. E para, kjo gjë është një detyrim politik. Opozita po pret zhbllokimin e axhendës e cila është e bllokuar nga Rama. Kjo është dhe pjesëmarrja jonë, kjo është dhe kontributi politik që ne japim. Nëse nuk do të ketë një qasje të tillë dhe nga ana e mazhorancës, pa diskutim që kjo do të jetë thjeshtë diçka e minuar dhe nuk do të ketë asnjë rezultat konkret”, u shpreh kreu demokristian.

Më tej ai shtoi:

“Së pari unë bashkë me LSI-në kemi bërë një grevë urie në Kuvendin e Shqipërisë duke e kundërshtuar këtë sistem. Nuk është e vërtetë që të gjithë e duam sistemin. Sot nuk është luksi për ta diskutuar sistemin për faktin se ne kemi një situatë problematike që kjo edhe pjesën teknike e zvarrit pafund. Pra është shumë e rëndësishme që të ketë një frymë konsensusi përpara, për ta diskutuar për sistemin për ta debatuar atë. Kjo e penalizon partitë e treta politike. Ky sistem është i barabartë për PD dhe PS dhe për ta nuk ka penalizime. Ne duhet të jemi të qartë që në politike ka disa rregulla loje që vendosen në kompromis, në konsensus dhe në fund është vendimmarrja, është vota. Unë e kam kundërshtuar këtë në kuvendin e Shqipërisë, të paktën kam të drejtën morale dhe politike për ta bërë prapë sot. Gjithsesi ne jemi përballë një realiteti të trishtuar që ky debat do të hapej kohë më parë. Të kishte një konsensus dhe kompromis mes palëve për ta diskutuar se cili do të ishte sistemi më i mirë, më i pranueshëm. Kjo nuk mund të ndryshojë sot për nesër apo nëpërmjet pazareve politike”.

Top Channel