Babai monstër dogji me benzinë vajzën 16 vjeç, sepse mbrojti të ëmën nga dhuna e tij

21/01/2020 12:10
16 vjecarja e shperfytyruar nga djegia e rende ne fytyre dhe koke si dhe duar.

Një adoleshente po vuan pasojat e tmerrshme të djegieve në fytyrë dhe duar pasi ajo dhe nëna e saj u sulmuan nga babai i dhunshëm dhe në gjendje të dehur.

Adoleshentja quhet Ana dhe është nga qyteti Chernivsti në Ukrainën perendimore.
Policia thotë se babai 38 vjeçar shkoi në shtëpi i dehur dhe nisi të ofendojë dhe dhunojë bashkëshorten e tij 43 vjeçare. Në ndihmë të nënës ka shkuar vajza 16 vjeçare e cila ka dashur ta ndalojë të atin, duke I mbajtur duart e duke bërtitur se ai nuk do të dhunonte më askënd. Por ky veprim i ka kushtuar sepse i ati ka nisur ta dhunojë vajzën. Gruaja tregon se burri kishte shkuar jashtë shtëpisë dhe ishtë kthyer me një shishe benzinë në dorë duke ja hedhur në fytyrë dhe trup vajzës. Benzina ka shpërthyer në flakë duke e djegur shumë rëndë në fytyrë. Adoleshentja mundohej ta fikte me duart e saj zjarrin. Fatmirësisht vëllai kur ka dëgjuar thirrjet e tmerrshme të motrës ka vrapuar duke fikur flakët e më pas me ambulancë e ka dërguar atë në spital.
Por dëmtimet në fyryrën dhe duart e adoleshentes janë shumë të rënda duke e shpërfyturuar vajzën e cila ishte shumë e bukur.
Në Ukrainë aktet e dhunës në familje janë të shtuara për shkak të alkolizmit masiv te meshkujt por edhe femrat.

FOTO GALERI
2/6
16 vjecarja vuan pasojat e demtimit te rende ne fytyre pasi babai i hodhi benzine

Top Channel