Lajmi i fundit
Koronavirusi në Shqipëri/ 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në Yzberisht, Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona bëjnë me dije burime për Top Channel.

Punonjësja Ardiana Mesi ka mbetur e plagosur në sy ndërsa bashkëpronarja Klodiana Simeci ka shembje dhe disa djegie.

Mësohet se në biznes ka pasur dy bombula gazi 20 litërshe dhe grupi hetimor po kontrollon nëse kanë qenë të kolauduara.

Shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit, teksa burimet shtojnë se personi i tretë M.P nuk është regjistruar si i plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar  lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel