Policia ka bërë të mundur arrestimin e 49 vjeçarit Viktor Hoxha i cili nën drejtimin e një automjeti tip BMV seria 7 është aksidentuar me një shtyllë të ndriçimi rrugor në aksin Uznovë-Poliçan.

Pas përplasjes 49 vjeçari ka dalë nga automjeti, ka hequr targat ndërsa automjeti është larguar me karrotrec.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Robert Pushi. Vetëm pas shikimit të kamerave të sigurisë të biznesevë pranë rrugës u bë i mundur identifikimi i drejtuesit dhe i targave të mjetit.

49 vjeçari është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për ngjarjen.

Top Channel