Lisen Bashkurti në Top Talk: Rama me vetëbesim të tepruar për Minishengenin Ballkanik, pa Kosovën nisma do dështojë

24/12/2019 17:44

Në emisionin “Top Talk” ka qenë i ftuar ish-ambasadori Lisen Bashkurti ku ka folur për Minishengenin Ballkanik si dhe për mungesën e formimit të qeverisë së Kosovës.

Bashkurti: Jo të gjithë vendet e Ballkanit e kanë rrok këtë iniciativë, Kosova përshembull që problemi kryesor por edhe shqetësimi më i madh i kësaj polemike që është krijuar në mjediset dhe hapësirat shqiptare është pikërisht zelli i madh i Tiranës për t’ju ofruar kësaj nisme dhe për ta lançuar atë.

Denis Dyrnjaja: A e bën efektive nismën dhe vetë kuadrin e angazhimit mungesa e Kosovës?

Bashkurti:

Së pari do të thoja që Kosova ka të drejtë që nuk i bashkohet kësaj nisme. Kosova ka disa paqartësi shumë të mëdha dhe janë të arsyeshme.

për faktin se Kosova nuk mund ti bashkohet një hapësire me liberalizim të plotë me lëvizje të njerëzve shërbim dhe kapitaleve për sa kohë kjo nismë synon me heq kufijtë e brendshëm.

Thelbi i kësaj nisme është të heq kufijtë e brendshëm dhe ngelen vetëm kufijtë e jashtëm të Ballkanit perëndimor. Kosova është përballë problemit të njohjes së kufijve, nuk mund të heqë atë që nuk është njohur ende. Jo vetëm kaq por Kosova ka probleme me kufirin lindor lidhur me Serbinë. Serbia ka qasje krejt kontroverse tek pretendimet territoriale. Ne i dimë iniciativat që u linçua sidomos dy vitet e fundit për shkëmbime territoriale.

Unë mendoj që do të humbim ne të dy palët dhe do të humbë edhe vetë nisma, sepse një nismë e tillë pa Kosovën nuk ka shans për sukses.

Top Channel