Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish deputeti tjetër. Hazir Gashi u bë deputet me listat e Partisë Socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

Biznesin në fushën e ndërtimit me kompaninë e tij DRANOVA shpk e ka filluar qysh në vitin 1994. Është një ndër ndërtuesit kryesor në qytetin e Durrësit. Por tërmeti e nxori edhe si një ndër firmat me pallatet më të dobëta. Ky kompleks gjigant banimi ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Ai është totalisht i plasaritur në pjesën e mureve dhe aty nuk mund të banohet. Ndërkohë pallate të tjera shumë afër nuk kanë pësuar asnjë dëm. Diferencën e ka bërë patjetër cilësia e punimeve.

Ky grup banorësh presin me ankth se çfarë do të vendoset për pallatin e tyre. Në këtë pallat Hazir Gashi e ka marrë lejen nga ish – kryetari i Bashkisë Lefter Koka në vitin 2005. Leja e ndërtimit thotë që pallati do të ndërtohet me 12 kate. Por në fakt sot pallati ka 13 kate. Pra, një kat shtesë nga projekti fillestar. Reagimet e qytetarëve ndaj ish deputetit kanë qenë të ashpra, ku një lum akuzash dhe thirrjesh për të pranuar fajin i drejtohen atij në rrjetet sociale.

 “Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje!”

Top Channel