Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës takon Vjosa Osmanin

10/12/2019 16:42

Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Petter Beyer ka takuar ditën e sotme kandidaten për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani.

Në një postim të tijin në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se një qeveri e qëndrueshme për vendin më të ri në Evropë është e domosdoshme. Beyer pas takimit me Vjosa Osmanin shkruan se ajo aktualisht po zhvillon bisedime eksploruese për një koalicion të qëndrueshëm.

“Bëhej fjalë për të ardhmen e Kosovës pas zgjedhjeve. Një qeveri e qëndrueshme për vendin më të ri në Evropë është e domosdoshme. Christian Schmidt MdB dhe unë u takuam sot me Vjosa R. Osmani, kandidatin e lartë të LDK-së në fushatën zgjedhore. Ajo aktualisht po zhvillon bisedime eksploruese për një koalicion të qëndrueshëm dhe të qeverisshëm”, shkruan Petter Beyer.

Top Channel