Shkencëtarët kinezë kanë arritur të sjellin në jetë një përzierje të majmunit me derrin.

Synimi i këtij eksperimenti, rritja e një gjallese te trupi i një gjallese tjetër, është që një ditë të rriten organe të njeriut në trupin e një kafshe laboratori, që më pas të përdoret për transplant te njeriu.

Dy derrat që erdhën në jetë në laboratorët kinezë kishin mëlçi, zemër, shpretkë, mushkëri dhe lëkurën me ADN-në e majmunëve makakë. Edhe pse lindja e tyre ishte sukses, nuk arritën të jetonin më shumë se një javë.

Top Channel