Fiks Fare/ Tërmeti i prish shtëpinë, banori kasollen e lopës e ka kthyer në strehë
02/12/2019 20:18
Dashamir Gjuzi, që prej tërmetit të 21 shtatorit qëndron jashtë. Pas kaq kohësh ai tashmë për të gjetur një strehëz për fëmijët e tij ka vendosur që kasollen e lopës ta kthej në banesë për të futur kokën.
Prej 10 javësh, edhe familja e Xhevat Gjuzit, jeton në çadër! Tërmeti i datës 21 shtator i ka lënë pa strehë familjen Gjuzit, në fshatin Tilaj në Golem. Ai thotë se i është premtuar disa herë rindërtimi i banesës, por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tij.
“Vetëm mbijetojmë, s’kërkoj as ushqime dhe veshmbathje, vetëm shtëpi për të futur kokën” thotë i moshuari.
Top Channel