“Ka menduar t’i bëjë burrit gjëmën”/ Ngjela për vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët: Hakmarrje ekstreme e Alma Arrazit

07/05/2024 17:31

Analisti Spartak Ngjela bëri një analizë të ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët e vegjël i dhanë fund jetës duke u hedhur në Lumin Buna.

Ai tha se ka shkaqe më tepër se tradhtia, të cilat e kanë shtyrë 39-vjeçares t’i japë fund jetës, por i mbetet hetimit për të zbuluar më tepër.

Sipas Ngjelës, qëllimi i Alma Arrazit ka qenë të hakmerret ndaj bashkëshortit të saj Erdgys Arrazi, tashmë i arrestuar për “shtyrje drejt vetëvrasjes”.

“Shkaku që është dhënë është tradhti bashkëshortore, por masa është ekstreme. Hakmarrja e kësaj është, por e ka për tradhtinë apo për gjëra të tjera kjo mbetet për tu hetuar. Nuk besoj se është vetëm tradhtia shkaku. Urrejtja e saj është shumë e madhe. E ka menduar me mendjelehtësi që unë do t’i sjell një gjëmë këtij që mos ta marri vetën për të gjithë jetën.

Njihet si rast. Ajo ka menduar se fëmijët nuk do të kenë të ardhme nëse vret veten. Do të jenë tek njerka. Ka shumë gjëra por që nuk është në normalitet psikik. Mund ta ketë pasur një shenjë të tillë edhe më parë, por brenda normaliteti. Ngjarja që i erdhi e çoi në ekstremitet dhe do të jetë skizofrene”, tha Ngjela.

 

Top Channel