Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitter-it ka ftuar sot opozitën që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.

  Rama fton Bashën në tryezë: Ka një kohë me fituar dhe me humbur, kjo është koha me u…

Por kreu i PD Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga për këtë gjë tha se: “E gjithë energjia jonë tani është të jemi afër njerëzve e ti ndihmojmë sa të jetë e mundur, jemi gjendur pranë tyre, ky është prioriteti ynë tani s’është koha për politike njerëzit kanë nevojë për strehë për ushqim, për siguri se i kanë shpëtuar një fatkeqesie, qoftë me kaq.

Tani s’është koha as për politike as për propagandë dhe kjo është ajo që duhet të bëjë cdo njeri tjetër. S’kemi sot kohë as për manovra politike as për propagandë”.

Intervista

Keni inspektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësit sot, si paraqitet situate në këto zona

Lulzim Basha: Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndihmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma. Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht I braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar. Ndonjërit që i është ofruar ndonjë mundësi për t;u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim te kundërt me atë që i është ofruar për strehim. Pjesa tjetër që me shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije. Në një vend me thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive.” Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë.

Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?

Lulzim Basha: E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.

Pyetje: Prej ditësh, ju keni shpërndarë edhe një udhëzim, strukturat e PD janë në terren për të evidentuar problematikat, po ashtu edhe për të dhënë zgjidhje për banorët. A do të ishte mirë t’i bashkërendonit forcat për t’u dhënë zgjidhje konkrete banorëve të prekur nga tërmeti?

Lulzim Basha: Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”. Prandaj, ky ëhstë fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë.

Pyetje: Ka kaluar 4 ditë nga tërmeti, i cili shkaktoi shkaktoi viktima të shumta, po ashtu, edhe të lënduar. Ju si e shihni situatën? Si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë? A ka bërë aq sa duhet për banorët e dëmtuar?

Lulzim Basha: Këto ditë, që kanë qënë ditë të tmerrshme për shqiptarët dhe sot Durrësi ka përcjellë shumë viktima, duke përfshirë dhe 8 viktimat e familjes Lala, nuk kanë qënë ditë për t’u marrë me analizën dhe përgjegjësitë. Natyrisht, ka një ditë, ka një kohë ku do merremi edhe me përgjegjësitë dhe me analizën se çfarë u bë, çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë duhet bërë më mirë. Tani, fokusi ynë është si t’i ndihmojmë këta njerëz. Nuk bëhet politikë. A mund të bëhet politikë me këta njerëz?! Këta janë pa strehë sonte, janë pa ushqim, fëmijët i kanë rrugëve, vetë janë rrugëve. Prandaj, prioriteti im, prioriteti i gjithë opozitës është të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar. Ky duhet të jetë prioriteti i çdokujt. Jo protagonizmi, jo propaganda dhe as manovrat politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA