Kryetari i PD, Lulzim Basha do të marrë pjesë në kongresin e PPE ku do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, dhe kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

PD njofton se Basha do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të kongresit, krahas kancelares Angela MERKEL, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian KURZ , Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred WEBER, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.

Kongresi i Partive Popullore Europiane mbahet në Kroaci, vendi më i ri anëtar i BE-së, i cili merr presidencën e rradhës për herë të parë në Janar 2020.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka planifikuar takime me zyrtarët më të lartë të BE dhe drejtues të vendeve anëtare, ku fokusi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Top Channel