23/12 07:22
Socialisti Damian Gjiknuri ftoi opozitën të vijë me propozime konkrete në tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat Gjiknuri tha se: Presim që PD të vijë më propozime konkrete, se deri tani kemi parë vetëm deklarata politike. Prezenca e saj në tryezë është e mirë pritur. Financimet e partive politike janë një temë me rëndësi.
Kjo e sotmja është tryeza e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason.
Top Channel