Media italiane: Edi Reja nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë

19/11/2019 14:18

Shqipëria i mbylli me humbje eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro” 2020.

Së fundmi vjen lajmi i bujshëm nga Italia ku thuhet se Edoardo Reja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare.

Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Divorc i pashmangshëm i Edi Rejës me FSHF-në”, duke arsyetuar se tekniku italian nuk arriti objektivat me kuqezinjtë. “Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese atë kundër Francës”, shkruan media italiane.

Top Channel