Gati 350 goma makinash me shume se 20 mijë shishe plastike dhe kanaçe janë nxjerrë nga deti në Sarandë përmes një aksioni vullnetarizmi prej grupi aktivistësh të mjedisit. 12 polumbarë profesionistë prej disa muajsh kanë kryer zhytje me mision pastrimin dhe iniciativa gjendet tani në fazën e katërt.

Aktivisti Ardiatik Lapaj shpreson që edhe strukturat shtetërore të mund të planifikojnë në buxhetin kombëtar edhe pastrimin e detit si një prej aseteve më të rëndësishme turistike dhe mjedisore që po kërcënohet seriozisht nga plastika e akumuluar në 3 dekadat e fundit.

Rreth 700 goma të tjera ende strehohen në fundin e detit pranë brigjeve të Sarandës ndërsa sasia e plastikës është sipas specialistëve në nivele alarmante.

Më parë misioni studimor ndërkombëtar “Mesdheu” që kreu kërkime në të gjithë detyrat e Mesdheut konfirmoi zyrtarisht se ritmi i ndotjes së detit është duke ndryshuar habitatin natyror të shumë specieve po kërcënon pastërtinë e ujërave dhe shëndetin e popullsisë. Çdo vit sipas të njëjtit studim në detin Tirren, Adriatik dhe Jon përfundojnë rreth 130 ton mbetje , në 80% të tyre plastike.

Top Channel