Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një projektligj që rregullon trajtimin e të dënuarve me burgim dhe paraburgim duke përcaktuar edhe ndërtimin e burgjeve private.

Në nenin 15 të projektligjit të ri thuhet se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private dhe se Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Ndërsa në nenin 16 thuhet se të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Për të lexuar projektligjin e ri klikoni më poshtë:

Burgjet

 

Top Channel