2 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohen si autorë të dyshuar të vjedhjes së disa mjeteve motorrike.

Njoftimi/ Fier

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si autorë të dyshuar të vjedhjes së disa mjeteve motorrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një punë hetimore dhe në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan shtetasit:

•M.R., 23 vjeç, banues në Patos.
•R.O., 25 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur motorrin e shtetasit A.K i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe në lidhje me ngjarjet e mëposhtëme:

•Në datën 06.03.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit E.K në lagjen “29 Nëntori” Fier.

•Në datën 11.06.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit P.V në lagjen “8 Shkurti” Fier.

•Në datën 06.08.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetsdit Sh.B në lagjen “Liri Gero” Fier.

Po punohet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera ku dyshohet se autorë janë shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel