Përndjekje, burgime, tortura dhe ekzekutime…Këto ishin disa nga format e përzgjedhura nga drejtuesit e shtetit komunist në Shqipëri, ndaj atyre që ngritën zërin ndaj regjimit, duke sjellë eliminimin e mijëra intelektualëve dhe qytetarëve.

Shkodra mban numrin me të lartë, të burgosurve politik dhe të ekzekutuarve gjatë atyre viteve.

At Çiprian Nika është një nga të ekzekutuarit, pasi u akuzua se futi armët në kishen e qytetit. Nipi i tij, Angjelin Dabërdaku, edhe ai i përndjekur politik, tregon se prej vitesh kërkojnë për t’i gjetur eshtrat por pa sukses.

Por mbi çfarë akuzash u dënua vete Angjelini ?

Drejtuesi i shoqatës se Ish të Përndjekurve në Shkodër, Zenel Drangu, thotë se dosjet e të vrarëve me të gjitha detajet, janë të ruajtura në arkiva por ato nuk po hapen.

Gjatë viteve te diktaturës komuniste, në Shkodër 3000 persona u burgosen politikisht për arsye të ndryshme, 601 prej tyre u pushkatuan ndërsa për 450 ende edhe sot nuk u dihen varret.

Kërkesat e familjareve shkojnë për politiken shqiptarë, që një ditë, ata të kenë një vend ku të përkujtojnë të parët e tyre dhe të vendosin kurora me lule.

Top Channel