Vritet një person në Kavajë, hyri në shtëpinë e një vajze dhe u konfliktua me policin e burgjeve
10/10/2019 08:52
Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në lagjen nr.2.
Mësohet se viktima Dritan Haxholli., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases Marsida Qatja, brenda së cilës ndodhej edhe shtetasi Bledar Toçi, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.
Haxholli është konfliktuar me shtetasin Toçi dhe si pasojë Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë. Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel