Makina e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli është përshirë nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:26 e mëngjesit, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë pranë zyrave të punës.

Automjeti tip “Range Rover”, e cila përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë ka qenë e parkuar pranë pallatiti ku kryebashkiaku banon. Si pasojë e djegies së automjetit e ka pësuar edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një prej banorëve të lagjes “Lef Sallata” në Vlorë thotë se nuk është dëgjuar asnjë zhurmë. Makina tip ‘Range Rover’ që përdorej nga Leli ishte parkuar pranë pallatit të shoferit të tij.

 

  Vlorë, shkrumbohet Range Rover-i i kryetarit të bashkisë

Top Channel