Për tetë tifozë që u përfshin në incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani është marrë vendimi nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u ndaluar përjetë hyrjen në stadiume.
“Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF”, theksohet në njoftim.
Në mesin e emrave që do ndalohen në stadium është edhe tifozi i Tiranës, Alban Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në show-n “Kafazi i Artë”.
Dhuna në derbi/ Tirana dënohet me 4 ndeshje pa tifozë, ndalohen përjetë të proceduarit
Personat që do ndalohen të hyjnë në stadiume:
– Elton Bande
– Alban Rexha
– Getard Çeliku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja
Top Channel