Tërmeti 21 shtatorit ndonëse nuk konsiderohet i përmasave të mëdha nga sizmologët shërbeu edhe si një test, për cilësinë e ndërtimeve në Tiranë dhe jo vetëm.

Por ky tërmet nxorri në dukje edhe probleme të ndërtimit në ato pallate ku u dëmtua struktura, ku në disa raste fajin e ka projektuesi ose investitori i cili përdor materiale ndërtimi të një cilësie të dobët.

Për të mos folur më pas për ndërtime të viteve 90-200 kryesisht në zona rurale të cilat janë ndërtuar projektues, por bazuar në eksperienca ustallarësh.

Por Seranaj evidentoi një problem edhe më të madh në fushën e ndërtimit. Pasi projektuesit shqiptare përdorin ende kode të projektimit të viteve 1989, shumë larg kodeve që përdoren në ndërtim në vendet europiane, pasi ato ndryshojnë çdo 5 vjet, pasi avancon teknologjia e materialve të ndërtimit  apo kushtet e sigurisë për objekte të larta.

Ndërkaq ndryshe nga sa ndodh në vende të ndryshme e të botës, Fakulteti i Inxhinierisë në ndërtimit nuk përfshihet sa duhet si isntitucion në ndërtim por veteëm pedagogët asaj  kontraktohen mënyrë private.

Top Channel