Kryeministri Edi Rama pas mbledhje në ministrinë e Mbrojtjes ka nisur mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit.
“Pas kapërcimit të këtij momenti psikologjik do vijojë mbështetja për këdo. Në Durrës shumë njerëz kanë qëndruar jashtë banesave. Të gjithë të kontaktojmë me njerëzit në çdo zonë ku janë identifikuar dëme.
Ka shumë shtëpi dhe pallate me plasaritje, jo gjithmonë përbëjnë rrezik. Jo çdo godinë me ndarje të brendshme është negative.
Duhet identifikuar qartësisht çdo çarje në pallate. Tërmetet nuk parashikohen, lëkundjet kanë ardhur duke u ulur. Për çdo familje të ketë një kontakt sot, të bëhet ndarje e punës. Kemi një fond solidariteti, po ecim sipas planit. Pas kësaj mbledhje do shkojmë në Durrës, i nevojshëm
kontakti me familjet’, tha Rama.
Top Channel