Ambasadat e vendeve të BE-së hezitojnë për momentin të komentojnë vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, raporton gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu.

“Kemi dijeni për vendimin, por nuk do të komentojmë për momentin” tha për Top Channel, një zëdhënëse e ambasadës gjermane.

Duket se faktori ndërkombëtar do të flasë me një gjuhë të unifikuar për këtë vendim, në një kohë kur gjithnjë ka përsëritur nevojën e ndëshkimeve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donlad Lu shpeshherë përmendte Peshqit e Mëdhenj, me një reference indirekte procesin ndaj zotit Tahiri, i cili u monitorua hap pas hapi nga ambasada amerikane.

Top Channel