Me pranga në duar, dalin pamjet kur Jozefin Marku dërgohet në komisariatin e policisë në Tiranë
Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës, ku po merret ende në pyetje nga grupi hetimor.
Për momentin, policia nuk ka një person të identifikuar si autor apo të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së flakëve.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse personat e shoqëruar kanë ndonjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.
Top Channel