Në prag të vitit të ri shkollor, kompania më e madhe dixhitale mediatike në vend “Digitalb” ktheu buzëqeshjen te fëmijët jetimë të Bashkisë Kavajë duke shpërndarë për ta çanta dhe materiale shkollore kaq të nevojshme për një proces normal mësimor pa probleme.

Fëmijët dhe të afërm të tyre u mblodhën në sallën e pallatit të kulturës “Kavaljoti” për të marrë dhuratat që përtej ndihmës materiale përcjellin mesazhin e rëndësisë së edukimit për një të ardhme më të mirë.

Martina përshëndeti kompaninë “Digitalb” për kujdesin e veçantë të treguar për ta me një poezi.

Me fillimin e shkollës, fëmijët do të ndjekin dhe rrugën për të bërë realitet ëndrrat e tyre.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Kavajës dhe drejtori i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani falenderuan kompaninë Digitalb që zgjodhi fëmijët jetimë të Kavajës për t’u dhënë mundësinë të shkollohen dhe të ndjehen të barabartë me fëmijët e tjerë, pa ndjerë mungesat financiare të familjeve të tyre.

Përfaqësuesja e kompanisë “Digitalb” nxiti fëmijët që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të vijojnë në rrugën e bukur të shkollimit, si dhe bizneset e aktorët e tjerë të shoqërisë të kontribuojnë sado pak në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

Ky akt përkujdesjeje dhe dashurie mundëson që çdo fëmijë, pavarësisht kushteve ekonomiko-sociale, të ndjekë shkollën, të ndjejë mbështetjen e shoqërisë e të mos ndjehet i ndryshëm nga të tjerët.

Top Channel