Prej 15 vitesh jeton në Amerikë, por pushimet e verës i kalon në Shqipëri. Edhe këtë vit mjeshtri i madh, Sandër Ruçi u rikthye ne Shkodër me recitalin e tij të 12-të në teatrin Migjeni.

Shfaqja “Aaa kush asht në derë”, solli për rreth dy orë muzike e humor si dhe mesazhe sociale per fenomenet shqetësuese që po kalon vendi ynë.

I kënaqur nga mikpritja e artëdashësve shkodranë, Ruçi premtoi se do të vijojë të japë kontributin e tij.

Në recitalin e 12të të tij, aktori shkodranë u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” përkrah të rinjvë duke bërë apel që talenteve tu jepet me shumë hapësirë.

Top Channel