Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do ta kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim. Tri partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të vetme në garë.

Ndërsa edhe më konkurrente garën do ta bëjnë koalicionet tashmë të deklaruara në KQZ, AAK- PSD, Nisma-AKR-PD, si dhe dy koalicione nga komuniteti serb dhe ai boshnjak.

Shoqëria Civile po vlerëson se ashtu si edhe në praktikat e kaluara, numri i madh i tyre nuk do të sjell një fitues që do të arrijë ta bëjë i vetëm Qeverinë.

“Gatishmëria e votuesve për me e mbështet një parti politike të vetme ka qenë e vogël prej praktikës së deri tanishme. Asnjë parti nuk pres që do të marrë mbi  51 për qind, 20 apo 25 për qind është arritja më e madhe e tyre, e për shkak të mungesës së koalicioneve të gjëra, të gjitha partitë do të mundohen me e nda këtë 51 për qindëshin””, Zekirja Shabani gazetare dhe pjesë e  Shoqërisë Civile.

Pas, këtyre zgjedhjeve ata vlerësojnë se koalicionet do të bëhen duke mos u bazuar në ideologjinë partiake, por nga nevoja për ta krijuar Qeverinë.

“Ekziston tendenca me u bo bashkë ideologjia e majtë dhe e djathtë, por është shumë problem këto me qeverisë bashkë, gjithmonë koalicionet e tilla nuk i kanë parë ideologjitë e tyre, por vetëm mundësinë më të mirë për të ardhur në pushtet. Koalicioni i kaluar PAN kanë qenë partitë që më së shumti e kanë akuzuar njëra tjetrën në publik me vite të tëra e në minuta të fundit u arrit ky koalicion e me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet”, Arton Demhasaj pjesë e Shoqërisë  Civile.

E qeveria e ardhshme sfidën më të madhe do ta ketë përfundimin e dialogut me Serbinë.

“Pavarësisht programeve të partive të tyre, pavarësisht koalicioneve, Qeveria e ardhshme do ta ketë sfidën më të madhe ta mbaj Qeverinë më tepër se dy vjet, për shkak se cilado që vjen do ta ketë një”, tha Zekirja Shabani.

Top Channel