Qëkurse u themelua në vitin 1960, “Kori i Vajzave” të Shkollës Artistike “Jordan Misja”, në këto 59 vite jetë ka luajtur një rol të rëndësishëm në interpretimin dhe ruajtjen e veprave muzikore korale të Kompozitorëve Shqiptarë, por jo vetëm.

Pasi ka marrë pjesë në shumë aktivitete ndërkomëtare, tashmë radha i përket Gjermanisë. Pak ditë na ndajnë që Kori i Vajzave të shkojë në Berlin për një bashkëpunim të dytë me Korin e Vajzave të Berlinit.

Kori i Vajzave “Tirana” të Shkollës Artistike “Jordan Misja” u themelua rreth vitit 1959-1960, nga Prof. Milto Vako i sapokthyer nga studimit e Tij në konservatorin “Cajkowscy” në Moskë.

Nëpërmjet ndërtimit të korit të liceut synohej fillimi i një tradite të re për ansamblet vokale e korale të zërave të rinj. Kori i Vajzave të Liceut Artistik “J. Misja” ka pasur një jetë intensive artistike duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare si dhe në aktivitetet ndërkombëtare në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Itali, Maqedoni etj. Kësaj here ky aktivitet në Berlin mbështet nga Ministria e Arsimit.

Mozart, Schubert, Verdi, Bernstein e të tjera- të gjitha këto vepra korale të rëndësishme janë pjesë e repertorit të këtij Kori.

Ky aktivitet vjen fill pas performancës së Korit të Vajzave, ne Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve që organizohet në Piacenza të Italisë.

Top Channel