Vitrina e Librit/ Dielli i ulët- Vite nga dhjetëvjetëshi i fundit

05/08/2019 10:49

Thanas Dino
“Dielli i ulët” rreh të përshkruajë Shqipërinë në fundin e një regjimi që po këmbehet. “Pranvera që zgjasin më pak se një stinë dhe bien nën dimrin e dogmës së socializmit shqiptar.

Diktatorë të vegjël që lulëzojnë edhe pas ikjes së diktatorit të parë. Ngjarjet e librit ndodhin në një nga zonat më të ngrohta të vendit, në Sarandë, Mesdheun  shqiptar.

Gazetari Josif  Mërtiri, korrespodent i një të përditshmeje, e sheh si një zbulim arkeologjik dhe njerëzit e saj, në bukuri e karakter, i gjen si  statuja mermeri. Në një klimë të lirë, edhe ata bëhen më të lirë. Realitet dhe fantazi me ngjyra të ndezura që përpiqen të plotësojnë mozaikun “Dhjetëvjetëshi i fundit”. Vazhdë e romanit kronikë letraro-politik “Vetëvrasja mbi trëndafil”, “Dielli i ulët” rreh të përshkruajë Shqipërinë në fundin e një regjimi që po këmbehet.

Skeda e librit:

  • Shtëpia Botuese : Neraida (2019)
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • faqe: 200
  • Numri i botimeve: I parë
  • Grupmosha mbi 14 vjeç

Top Channel