Korado Aliaj është fituesi i edicionit të dytë të “Top Talent”. Ai konkurroi në kategorinë “Prezantues” dhe juria e përzgjodhi atë si më të mirin mes garuesve të tjerë.

Me shpalljen fitues, Korado do të ketë mundësi të realizojë ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Top Channel.

Në fazën e fundit konkurruan edhe Rei Bezhani, Marjus Merhori, Ina Aderi, Ebi Demollari, Korado Aliaj, Krista Mike dhe Fatjon Pula. Ata ishin pjesë e kategorive gazetar, prezantues dhe interpretues.

Juria e këtij sezoni përbëhej nga anëtarët: Eno Popi, Salsano Rrapi, Bieta Sulo, Muhamed Veliu dhe Elona Duro.

Show në edicionin e dyitë ishte në 10 javë, dhe erdhi i riformatuar dhe me më shumë spektakël.

‘Top Talent 2’ u prezantua nga Eneda Tarifa, dhe backstage u transmetua në “livestream”, në kanalin e Top Channel në “Youtube”, nën prezantimin e Xhesika Muçaj fituese e edicionit të parë.

Autore e Top Talent është Ledja Liku, regjisor i show-t Redi Treni, skenarist Olsi Çala, dhe kryeredaktor Andi Pinari, skenograf Fatmir Minga.

“Top Talent” është një mundësi për të gjithë gazetarët dhe prezantuesët e rinj, që synojnë të jenë pjesë e televizionit por edhe për të gjithë interpretuesit në zhanera te ndryshëm.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel