Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj reagoi pas publikimit të bisedës telefonike, të homologut të tij maqedonas, që fliste për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Përmes “Facebook-ut”, shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se askush nuk do ta ndajë vendin e tij dhe se sovraniteti, integriteti dhe paprekshmëria e Kosovës, do të mbrohet me çdo çmim.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë”, thuhet ne mesazhin e Haradinajt.

Ndërkohë, edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, u shpreh se deklaratat e Zaevit zbardhin më së miri të vërtetën që fshihej sipas tij në planin e fshehtë mes Hashim Thacit dhe Aleksandar Vucicit.

Ky rast tregon një të vërtetë të pastër që ndoshta, s`do ta thoshin në publik, është shprehur ai.

Top Channel