Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është e para që reagon pas mbylljes së procesit të votimit për bashkitë e vendit. Në një reagim në rrjetet sociale, Mehmetaj akuzon kandidatin e PS, Erion Veliaj, se po kërcënon komisionerët për të mbushur në mënyrë fiktive kutitë.

Por, sipas Mehmetajt, pjesëmarrja në votime është rreth 13% dhe se PS nuk mund ta ndryshojë shifrën pasi çdo gjë është filmuar dhe fotografuar e më pas do të bëhen publike.

  30 qershori/ Rezultatet e para nga bashkitë kryesore

Reagimi i Kejdi Mehmetajt

Lali Eri nuk ja doli dot të detyrojë as 100 mijë vet të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë.

Nga monitorimet që kemi në terren qendra që deri në orën 18:00 kishin rreth 12-13 % pjesëmarrje, tani duan ti shesin 2fish. Mos kini merak, çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike.

Deklaratat e shërbëtorëve të tij nuk do i mbushin dot kutitë!

Lali si #Pinoku!

Pinokun si personazh e shohin fëmijët, po lalin kush do pranojë ta shohë më? Mbi 80% e Tiranës i than edhe atij #IK

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA