WakeUp/ Mësuesi indian Yogi Shivakhanda: Joga duhet të jetë në kurrikulat e shkollës

18/06/2019 14:51

Në Ditën Ndërkombëtare të Jogas çdo 21 qershor në më shumë se 200 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë organizohen aktivitete të shumta. Kështu për këtë arsye për të disatën herë vjen në Tiranë një mësuesit indianë më të njohur të Jogës si disiplinë, Yogi Shivakhanda.

Jogi është një nga mësuesit më të mirë të Jogës në botë dhe ai shëtit në vende të ndryshme ku organizon klasa për fillestarë dhe për të avancuar. Mjeshtër Yogi ka studiuar Joga në një nga vetëm 4 universitete të tilla në Indi dhe në botë dhe shpjegon Joga prej shumë vitesh në gjithë botën.

Indianët e praktikojnë Jogën prej mijëra vitesh dhe kanë një lidhje të pazakontë shpirtërore me këtë kulturë.

Seancat zgjasin nga 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë. Deri më tani janë regjistruar një numër shumë i madh i atyre që janë të interesuar për këtë seancë, duke treguar kështu se viti pasi viti edhe shqiptarët po mësojnë më shumë lidhur me këtë disiplinë.

Top Channel