WakeUp/ Artisti Kliti Syla rrëfen se si një “like” i Puff Daddy e futi në rrugën e suksesit

17/06/2019 12:39

Kliti Syla është një artist i talentuar i cili ka spikatur për ilustrimet e ndryshme që ai bën me personazhe të njohur, kryesisht nga fusha e muzikës.

Duke qenë se ka studiuar në Universitetin e Arteve për pikturë dhe grafikë, ky fakt e ka ndihmuar shumë për të zhvilluar këtë pasion të tij që lidhet me ilustrimin.

Kliti, fillimisht e nisi duke ilustruar fotot e miqve të tij të afërt dhe më pas arriti deri tek klipi i këngës “Creep On Me” e këngëtarit Gashi dhe tek imazhet e shumë klipeve dhe personazheve të tjerë publikë.

Gashi ishte një nga artistët të cilin ai gjithmonë kishte dashur ta ilustronte dhe ishte vetë menaxheri i këngëtarit që e kontaktoi për të realizuar cover-in e bashkëpunimit me French Montana dhe Dj Snake. Kjo është një mundësi e mirë për atë që të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtar.

Prej rreth 3 vitesh ai merret me ilustrimin dhe tashmë e ka kthyer edhe në një lloj profesioni.

Top Channel