“Verë dhe portokalle”/ Spektakli i humorit shkon në Vlorë

17/06/2019 12:31

Trupa e aktorëve të Portokallisë mbrëmjen e së Dielës ka mbushur sheshin Lungomare në Vlorë.

Jo vetëm qytetarë vlonjatë, por edhe pushues të shumtë kanë qëndruar për më shumë se dy orë me humorin dhe performancën e aktorëve.

Rezart Veleshnja, një prej aktorëve të trupës thotë se Vlora ka qenë gjithmonë një qytet që e ka mirëpritur këtë spektakël.

Spektakli ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, duke sjellë gjallëri dhe të qeshura pa fund për pushuesit.

Ky spektakël është kthyer në traditë për banorët e Vlorës, duke mbushur çdo vit sheshin e Lungomares.

Top Channel