Abuzimi me çmimin e medikamentit Soludamin nga subjekti farmaceutik CFO PHarma duke e shitur atë 18 herë më shumë se sa çmimi që kishte miratuar komisioni i çmimit të barnave do t’i kushtojë kësaj kompanie një gjobë 10 fish sa përfitimi në mënyrë abuzive që ka pasur kjo kompani nga shitja e Soludaminës.

Kjo deklarohet nga Agjensia kombëtare e barnave në një reagim të parë të këtij institucioni i cili kontrollon tregun e medikamenteve në vendin tonë. Burime të Top Channel thonë se gjoba 10 fish për përfitimin abuziv mund të shkojë deri në 400 milion lekë ndaj CFO PHarma.

Dhe ky është vetëm penalizmi i parë që merr kjo kompani pasi çështja po ndiqet edhe nga prokuroria. Në deklaratën e Agjensisë se barnave thuhet se i janë përcjellë organeve kompetente për ndjekje informacionin me konkluzionet e kontrollit të bërë nga kjo agjensi në bashkëpunim me sektorin kundër krimit ekonomik në lidhje me pullën e vendosur në barin Soludamin.

Kujtojmë se nga investigimi i bërë nga Top Channel rezultoi se CFO Pharma e blinte ilaçin me një çmim 4.8 leke dhe ua shiste pensionistëve 18 herë më shtrenjtë kundrejt 1340 lekë, duke ndryshuar dhe çmimin në pullën e miratuar nga komisioni i çmimit të barnave.

Përveç gjobës nga Agjensia e barnave që prokuroria të nisë hetimin e dosjes së CFO Pharma dhe administratorit të saj i cili ka kryer shkelje penale.

Top Channel