Pak ditë më parë është marrë në pyetje administratori i kompanisë CFO Farma. Ai është pyetur se pse medikamenti me emërtimin soludaminë është shitur nga kompania e tij me çmim 180 herë më të lartë dhe me etiketë false.

Nadir Çausholli e justifikon këtë fakt me një gabim njerëzor në vendosjen e etiketës, por ndërkohë ky ilaç me etiketë false dhe çmim të rritur është ende në treg.

Sot më 23 maj, në Korçë të sëmurët me veshka e kanë blerë këtë ilaç 13 mijë lekë të vjetra ndërkohë që në farmaci para pak ditësh ka ardhur furnizimi me etiketën e re dhe cmim 180 herë më pak.

Këto 2 ilaçe me çmime të ndryshme janë prova se është shkelur neni 143 dhe 188 i kodit penal që parashikojnë dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg. Këto prova dhe të tjera të paraqitura para prokurorisë janë të mjaftueshme që kjo dosje penale për zhavtje të të sëmurëve të mos mbyllet nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Të dëmtuar janë pacientët dhe të afërmit e tyre të cilët e kanë paguar këtë ilaç 180 herë më shumë se sa çmimi ligjor. Për një shkelje të ngjashme nëse do ndodhte në perëndim të mashtruarit do padisnin kompaninë dhe shtetin. Ne pyetëm disa prej pacientëve të zhvatur nga ky çmim i lartë.

 

Top Channel