Ditën e djeshme në Greqi janë mbajtur zgjedhjet për pushtetin lokal dhe ato Europarlamentare. Kanë qenë plot 69.821 kandidatë në listat zgjedhore, për të cilat populli grek ka votuar, por ndërkohë votën e tyre e kanë hedhur në kutitë e votimit përgjatë gjithë ditës së djeshme emigrantët shqiptarë, tashmë shtetas grekë.

Por ajo që ka qenë e veçanta e këtyre zgjedhjeve, ka qenë se për herë të parë janë renditur  në një sfidë të paprecedentë me dhjetëra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Greqi.

Artur Bibe, gazetar i Top Channel raportoi për “Wake Up” në një lidhje direkte  rreth procesit të zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre. Ai tha se këto zgjedhje kanë rëndësi për emigrantët shqiptarë pasi kandidatët që priten të shpallen fitues zyrtarisht kanë premtuar politika sociale lehtësuese në favor të emigrantëve që jetojnë prej vitesh në shtetin helen.

Top Channel