Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve nisi këtë fundjavë një turne festimesh me ndalesën e parë në Korçë. DigitAlb kishte rezervuar për të gjithë abonentët edhe një ofertë speciale, me dekoderin tokësor dhuratë, si dhe eventet sportive, UEFA Nations League, European Qualifiers, bashkë me ndeshjet e Shqipërisë e Kosovës dhe Copa America, të gjitha këto FALAS me abonim 3 mujor në paketën familjare.

Ishin vogëlushët ata që gëzuan më shumë në këtë festë të DigitAlb me rastin e 15-vjetorit, me muzikë e animatorë, ku nuk munguan edhe të ftuarit të specialë, personazhet e tyre të dashur të Portokallisë, Ledio Lako, Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu.

DigitAlb ju pret të festoni fundjavën e ardhshme në ndalesën e radhës në qytetin e Vlorës, më datë 26 maj, me të tjera surpriza dhe oferta.

Top Channel