Gjykata e Tiranës liroi 7 protestuesit e 13 majit të cilët u prangosën menjëherë pas tubimit që u konsiderua si marshimi i opozitës së bashkuar gjatë të hënës.

Gjyqtari i masave të sigurisë, Arben Micko vendosi detyrim paraqitje për 5 prej tyre (Arelin Ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Greka), ndërkohë që Dritan Kuka dhe Qazim Nazera u lanë nga gjykata në arrest shtëpiak.

Duke iu referuar raporteve të shërbimeve policore mbi këtë protestë, prokuroria tha se 7 të arrestuarit dyshohen për kundërshtim të policisë, shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike.

Sipas prokurorisë, protestuesit e arrestuar në 13 maj dëmtuan me sende të forta dy nga godinat e policisë, atë qendroren dhe të kryeqytetit, ndërsa mbeten të lënduar edhe 3 efektivë të policisë.

Në përfundim të seancës, ish-deputeti Flamur Noka tha se provat janë të fabrikuara dhe se ndaj kujtdo që është ndaluar që prej protestave të 16 shkurtit, Partia Demokratike do u japë statusin e të burgosurve politikë.

Top Channel