Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, zyrtarët izraelitë dhe ato sauditë në Uashington për të shqyrtuar një sulm të mundshëm ndaj Teheranit Edi Rama thotë se Ramush Haradinaj gënjen për bisedat informale që janë zhvilluar në Berlin dhe se ai nuk i ka bërë presion kryeministrit të Kosovës për të hequr taksën ndaj Serbisë.
E vërteta ime, thotë Rama, ka shumë dëshmimtarë.
“Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as i’a ka kërkuar hiç që ta heqë taksën! Unë jo e jo. Përkundrazi.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kanë nxitur një diskutim informal në holl mbi rifillimin e dialogut. Kam ndërhyrë vetëm njëherë, duke thënë se ata duhet te hynin vetë në proces. Më tutje i kanë kërkuar me shumë durim dhe disa herë Ramushit jo ta heqë taksën, po thjesht të japë pëlqimin që taksa të pezullohet përkohesisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj qoftë, duke u zotuar që të hyjnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ata vetë. Edhe të dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!
I kam sugjeruar Ramushit në dy momente ta pranojë këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që perfshirja direkte në nivelin më të lartë e Gjermanisë dhe Frances, boshtit të Bashkimit Europian, u shfaq si një mundesi e re dhe shume e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut, në nivelin më të lartë të mundshëm”, shprehet Rama në Facebook.
Rama thotë se e ka mbështetur dhe e mbështet edhe sot taksën si një “klithëm” të Kosovës që ta dëgjojë bota dhe si të tillë edhe e kam mbrojtur, thekson ai, kudo e me këdo: “Po unë di që ajo është një taksë që i është vënë Serbisë, jo një mur që i është vënë Gjermanisë, Francës apo SHBA, për t’i ndaluar ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën, në rrugën e përpjekjes së mundimshme historike drejt njohjes përfundimtare nga gjithë bota. Dhe kur këta aleatë të mëdhenj dhe të pazëvendësueshëm dot nga askush e askurrë kërkojnë thjesht pezullimin e përkohshëm të taksës, në mënyrë që të mund ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën drejt njohjes së saj të plotë ndërkombëtarisht, refuzimi është i pakonceptueshëm për mua.
Shtoj këtu se me ka mbetur gozhdë fakti që miqtë e mëdhenj, hasën në një refuzim të pashpjegueshëm edhe kur propozuan që përkundër pezullimit të përkohshëm të taksës, nëse në fund të muajve të dialogut nuk do të arrihej objektivi final i nënshkrimit të paqes, atëherë do t’i hapej përfundimisht rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën(!)”
Rama thotë publikisht se ai është sulmuar si nga Haradinaj dhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Rama thotë se Haradinaj ka të drejtën e tij të flasë në emër të Kosovës, po mua, thekson ai, s’ma heq dot askush të drejtën të flas për Kosovën.
Top Channel