Të shtëna armësh kanë tronditur qytetin e Laçit mbrëmjen e së dielës.

Mësohet se disa persona janë përplasur me armë zjarri dhe për pasojë dy prej tyre kanë vdekur.

Viktimat janë Mikel Jushi (35 vjeç) dhe Jani Jushi (30 vjeç).

Nuk dihet ende arsyeja e përplasjes me armë, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në qytet për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Top Channel