“Top Story” udhëtoi për në Lushnje. Edhe në këtë zonë të Shqipërisë, vjedhja e sinjalit televiziv është në lulëzim. Në këtë qytet, “Top Story” zbuloi rastin më flagrant të piraterisë televizive. Një televizion kabllor pa licencë, në pronësi të një drejtori burgu.

Në çdo shtyllë apo mur janë të afishuara shërbimet pirate të këtij kabllori.

Ky rast kontrollohet nga “Top Story” në rrjetet sociale, ku është gjetur edhe profili i këtij kabllori në Facebook. Aty reklamohej e njëjta gjë. Nga mënyra e reklamimit duket që kabllor “JUDI” sapo është hapur.

Në listën e AMA-s nuk gjendet asnjë kabllor me këtë emër. Edhe kompania Digitalb nuk e kishte atë në listën e kontratave të saj. As në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk u gjet asnjë e dhënë për këtë biznes.

Gjatë xhirimeve në këtë qytet, lajmërimin për hapjen e kabllorit më të ri e dëgjojmë edhe në “Radio Lushnja”. Mund të duket e çuditshme, por edhe në lajmërimin e radios thuhej që ky shërbim ofrohej pa kontratë.

Hapi i radhës ishte që të verifikohej përmes televizorit se çfarë kanalesh transmetonte ky kabllor.

Familja që na hapi derën në qytetin e Lushnjes, sapo e kishte marrë këtë shërbim në shtëpinë e vet, ashtu siç thoshte edhe lajmërimi, pa kontratë dhe pa librezë. Në ekran dolën shumë kanale televizive të piratuara: Klan, Klan Plus, News24, Top Channel, Digitalb Shkencë, Top News, Tring Tring, Tring Action.

Këto ishin vetëm disa nga kanalet që kabllor “JUDI” në Lushnje piratonte. Familja që ne vizituam, e cila kishte rënë prè e piratimit, nuk pranoi të identifikohej.

Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur mësojmë se kush është pronari i këtij kabllori fantazëm. “JUDI” në fakt është shkurtimi i emrit Judmir Shurdhi. Ky është një person shumë i njohur në qytetin e tij. Ai ka lidhje të forta me politikën.

Momentalisht ai është drejtor i Burgut të Kosovës, në Lushnje. Ai ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në vitin 2015. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës, e sot është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në këtë qytet.

Judmir Shurdhi është shumë aktiv në fushatat e Partisë Socialiste, një militant i vjetër. Shpesh ai shfaqet në tavolina me figura të rëndësishme të PS-së.

Top Story/ Skandali me Drejtorin e Burgut Lushnje, piraton Digitalb dhe TringTop Story udhëtoj për në Lushnje. Edhe në këtë zonë të Shqipërisë vjedhja e sinjalit televiziv është në lulëzim. Në këtë qytet, Top Story zbuloi rastin më flagrant të piraterisë televizive. Një television kabllor pa licensë në pronësi të një drejtori burgu. Në çdo shtyllë, apo mur janë të afishuar shërbimet pirate të këtij kabllori.Ky rast kontrollohet nga Top Story në rrjetet sociale dhe gjeti profilin e këtij kabllori në facebook. Aty reklamohej e njëjta gjë. Nga mënyra e reklamimit duket që kabllor JUDI sapo është hapur. Në listën e AMA-s nuk gjendet asnjë kabllor me këtë emër. Edhe kompania Digitalb nuk e kishte atë në listën e kontratave të saj. As në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nuk u gjet asnjë e dhënë për këtë biznes. Gjatë xhirimeve në këtë qytet, lajmërimin për hapjen e kabllorit më të ri dëgjohet edhe në Radio Lushnja.Mund të duket e çuditshme, por edhe në lajmërimin e radio thuhej që ky shërbim ofrohej pa kontratë.Hapi i radhës ishte që të verifikohej përmes televizorit se çfarë kanalesh transmetonte ky kabllor. Familja që na hapi derën në qytetin e Lushnjes sapo e kishte marrë këtë shërbim në shtëpinë e vet. Ashtu siç thoshte edhe lajmërimi, pa kontratë dhe pa librezë. Në ekran dolën shumë kanale televizve të piratuara. Klan, Klan Plus, News24, Top Channel, Digitalb Shkencë, Top News, Tring Tring, Tring Action.Këto ishin vetëm disa nga kanalet që kabllor JUDI në Lushnje piratonte. Familja që ne vizituam, e cila kishte rënë pre e piratimit, nuk pranoi të identifikohej.Kjo situatë bëhet akoma më e rëndë kur mësojmë se kush është pronari i këtij kabllori fantazëm. JUDI në fakt është shkurtimi i emrit Judmir Shurdhi. Ky është një person shumë i njohur në qytetin e tij. Ai ka lidhje të forta me politikën. Momentalisht ai është drejtor i Burgut të Kosovës në Lushnje. Ai ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe sot është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet. Judmir Shurdhi është shumë aktiv në fushatat e Partisë Socialiste. Një militant i vjetër. Shpesh ai shfaqet në tavolina me figura të rëndësishme të PS.

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019

Top Channel