Sot, rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij kishte lëndë plasëse.

Kjo gjë ka shkaktuar gjerësisht panik duke alarmuar dhe vënë në lëvizje policinë.

Mësohet se në vend ngjarje kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

Fillimisht është vendosur pajisja për të hequr valët e telefonave dhe janë duke punuar për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

Top Channel