Ferro Dunaj punon prej vitesh në Qendrën Shëndetësore të fshatit Trevllazër të Vlorës. Së bashku me një kolege, ajo shërben si infermiere.

U bënë vite që të dy infermieret shpresojnë për një rikontruksion të ndërtesës ku punojnë, për një mjedis më të mirë dhe më higjienik, ku mund t’iu ofrojnë shërbime banorëve të fshatit.

Punonjësi që zëvendësoi mjekun e fshatit, i cili pak kohë më parë iku në Gjermani, sipas infermieres vjen dy herë në javë, por banorët thonë se ka raste që nuk e shohin fare. Ndaj, shpesh marrin rrugën drejt Vlorës, por as kjo zgjidhje nuk është e lehtë, pasi u duhet të kalojnë nëpër një rrugë të amortizuar.

Vendi më i mirë ku mund të ushtrohet shëndetësia falas në fshat janë vetëm shtëpitë e banorëve, pasi në qendër, kush është sëmurë, vetëm shërim nuk gjen, por përfundon më keq.

Top Channel