Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitje për kongresin e tyre që nis paraditen e kësaj të shtune me moton “Bashkitë që Duam për Shqipërinë që Duam”.

I gjithë ky kongres do të jetë me karakter zgjedhor, për vetë kohën kur mbahet tre muaj nga lokalet e 30 Qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla do të hapë kongresin ku marrin pjesë më shumë se 2000 delagatë për të vijuar me një raport të zëvendës kryeministrin Erjon Braçe për Bashkëqeverisjes me Njerëzit, pasuar me një prezantim nga ministrant Çuçi, Balluku, Manastriliu, Shanini, Klosi dhe Margariti të Punës së Qeverisë për Bashkitë që Duam – në çdo qark.

Kryebashkiakët Subashi, Filo, Leli, Bufi do ti drejtohen kongresit me një fjalë të posaçme sikurse edhe Pjerin Ndreu kandidat për bashkinë e Lezhës dhe Gledian Llatja atë të Elbasanit.

Në pjesën e dytë të kongresit, Top-Channel ka mësuar se kryebashkiaku Erjon Veliaj do të prezantojë listën e këshilltarëve të PS për anëtarë të këshillit Bashkiak Tiranë e më pas rreth orës 12:30 kreu socialistëve Edi Rama do t’i drejtohet kongresit me një fjalë.

Ndërsa pjesa e tretë e kongresit i është dedikuar diskutimeve për kodin zgjedhor nga ku me interes priten diskutimet dhe qëndrimet e socialistëve për votën e emigrantëve.

Përgatitje për kongresin nuk ka vetëm brenda ambienteve së godinës së Pallatit të Kongreseve.

Në të gjithë perimetrin e sheshit Nënë Tereza, kanë nisur përgatitjet për eventin “Bashkia Që Duam” nga ku zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të prezantojë Erion Veliajn për një mandat të dytë për Tiranën.

Top Channel