Pas hetimeve rigoroze, policia e Tiranës ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes së 14 marsit, në të cilën mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri një 29-vjeçar.

Ngjarja që ndodhi në rrugën “Prokop Mima” ka për autor 30-vjeçarin me banim në Tiranë, A.B., i cili tashmë është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit, të cilët po për këtë ngjarje kanë proceduar penalisht për “deklaratë të rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” edhe një 26-vjeçar.

Sipas policisë, 30-vjeçari në kërkim ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.K., i cili ndodhet aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. I proceduar është shtetasi H.I., me banim në Fushë Krujë.

Top Channel