Një pallat gërmadhë rrezikon të shembet në Poliçan. Plot 11 vite më parë, 30 familjet që jetonin në këtë pallat pranë kombinatit të armëve, në Bashkinë e Poliçanit, u shpërngulën.

Ndërtesa u shpall e pabanueshme, sepse rrezikonte të shembej. Megjithatë, askush nuk mori masa për ta shembur në mënyrë të kontrolluar. Sot, ai rrezikon fëmijët që luajnë pranë tij, por edhe kalimtarët.

Bashkia e Poliçanit duket se nuk i ka mundësitë dhe mjetet e duhura për të ndërhyrë.

Banorët u kompesuan, por objekti që ishte nën juridiksionin e Entit të Banesave po shkon çdo ditë e më shumë drejt degradimit.

Top Channel