“Në shtëpinë tonë”/ Levreku, burimi proteinash dhe omega 3, shihni 5 mënyrat si ta gatuani

18/02/2019 13:10

Levreku është një ndër peshqit më të konsumuar për shkak të vlerave ushqyese që përmban.

Sot “në shtëpinë tonë” do të tregojmë 5 metoda të ndryshme se si të gatuajmë levrekun për të ruajtur shijen dhe vlerat e tij. Kemi shkuar në Tale të Lezhës për të realizuar recetat me levrekun e egër dhe të freskët.

Shefi i kuzhinës Ladovik Syku ka zgjedhur metoda të thjeshta, plot shije dhe vlera ushqyese të këtij peshku, duke nisur nga krudo e deri në furrë. “Në shtëpinë tonë” iu japim disa sugjerime se si të gatuani këtë peshk që është burim proteinash, në mënyra të ndryshme. Ndiqni sugjerimet dhe vlerat ushqyese.

Top Channel